25 vjetori i Selenës, ja si e feston ajo
Ylli i Hollywood Selena Gomez ka festuar mbrëmjen e së shtunës 25 vjetorin e saj.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi nga festa, e rrethuar me tullumbace dhe nga njerëzit e saj më të dashur me fansat e saj, si edhe mirënjohjen që ka për ta.
“Faleminderit të gjithëve për urimet që më keni dhënë për ditëlindje. Jam shumë e bekuar. Shumë prej jush nuk e kuptojnë se sa shumë vlerë keni për mua. Unë ju dua. Mendoj se 25 do të jetë shumë epike,”-shkruan kënëgtarja.
Ajo çfarë vihet re është mungesa e The Weeknd, i cili ka qenë i angazhuar me disa koncerte në Francë. Shumë nga kometuesit kanë komentuar duke e pyeter se përse nuk ndodhet pranë të dashurës së tij dhe nuk i ka bërë dedikim për 25-vjetorin: “Përse nuk ke postuar dedikim pë ditëlindjen e Selenës?”
Ndërkohë këngëtari ka postuar një video në InstaStory dhe shkruan: “Rrugës për tek ty mbretëreshë”.
Të dielën çifti i të dashuruarve janë fotografuar teksa dilnin nga një restorant.