Eleganca e Leonora Jakupit dhe këpucët Gucci 800 dollarë…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, njihet për stilin e saj interesant. Bukuroshja në çdo paraqitje të saj vjen me sharm dhe elegancë, kështu ka ndodhur edhe në fotosesionin më të ri të saj. Leonora ka publikuar disa foto në rrjetin social Instagram, ku shihet me një pallto të gjatë ngjyrë hiri me xhinse të kaltra, ndërsa këpucët Gucci janë aksesori që bën diferencën në këto imazhe.
Këto këpucë të brendit të njohur kushtojnë 800 dollarë dhe pa dyshim reflektojnë luksin në të cilin jetojnë këngëtarët tanë. Leonora vazhdon të jetë një prej yjeve më atraktive të estradës dhe së fundmi ka pranuar që është edhe në një lidhje dashurie.