2po2 dhe Ylli Limani shtojnë akoma dhe më tepër kureshtjen për këngën e re
Këngëtari Ylli Limani dhe reperi i famshëm 2po2 janë në hapat e fundit të krijimit të një projekti të ri muzikor, për të cilin fansat kanë kohë që presin. Vetëm pak kohë më parë dy artistët kanë paralajmëruar publikun dhe fansat e tyre në rrjetet sociale se do të vijnëme diçka të re.
Ylli Limani nëpërmjet profilit të tij në Instagram ka shpërndarë 2 video ku shfaqen fragmente të klipit. Këngëtari në postimet e tij thekson se i gjithi ky projekt është bazuar në një histori të vërtetë duke shtuar kështu edhe më tepër kureshtjen e publikut.