2po2 paralajmëron një bashkëpunim të ri me Unikkatil?
Reperi 2po2 ka postuar në adresën e tij në Instagram një foto në të cilën shfaqet në shoqërinë e miqve të tij, reperave të njohur Unikkatil dhe Don Phenomen. Mund të themi që kjo është një foto e rrallë pasi Unikkatil, i konsideruar nga shumë si reperi më i mirë shqiptar, nuk preferon të dalë në foto.
Kujtojmë që 2po2 dhe Unikkatil, të cilët janë dy nga reperat më të vjetër shqiptar, sollën një vit më parë në bashkëpunim këngën “Kryt Nalt”.
Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që artisti publikoi këtë foto, për të rikujtuar këtë bashkëpunim. Ose ndoshta ata po përgatiten për një projekt të ri së bashku. Këtë na mbetet ta zbulojmë në vazhdim./mcnradio/