Lajme

27 March 2018

Rozana Radi e indinjuar: “S’do lë kamera pa hapur, e pa e gjetur s’e lë”

Këngëtarja e njohur Rozana Radi, ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë e angazhuar me biznesin e saj të veshjeve, si edhe emisionin investigativ.
Ajo është herë pas here aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Sot, ka treguar se është përballur me një ndodhi aspak të këndshme gjatë ditës.
Bëhet fjalë për makinën e saj, e cila është dëmtuar nga disa persona të panjohur.

E indinjuar me rastin, këngëtarja vendosi të ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi të makinës së dëmtuar.

“Si mund të jetë kaq i ligë shqiptari? Shikoni si ma kanë bërë makinën. S’do lë kamera pa hapur, e pa e gjetur s’e lë”, ka shkruar Rozana në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur se do ta ndjekë rastin.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com