40 ditë pas rehabilitimit, Ben Affleck thyen heshtjen: Po luftoj për veten dhe familjen time
Aktori i njohur, Ben Affleck 40 ditë pas rehabilitimit për varësinë nga alkooli ka ndarë një deklaratë për katër milionë ndjekësit e tij në Instagram.
“Këtë javë kam përfunduar një qëndrim dyzet ditësh në një qendër trajtimi për varësinë e alkoolit dhe mbetem në kujdesin ambulator. Po luftoj për veten dhe për familjen time. Shumë njerëz kanë shkruar në rrjetet sociale dhe kanë folur për rrugën e tyre me varësinë. Për ata njerëz, dua të them faleminderit. Fuqia juaj është frymëzuese dhe po më mbështetni në mënyra që unë nuk mendoj se ishte e mundur. Kjo më ndihmon të di që nuk jam vetëm. Siç më është dashur t’ju kujtoj, nëse keni ndonjë problem, marrja e ndihmës është një shenjë e guximit, jo dobësie apo dështimi”,ka shkruar në postimin e tij Affleck.
Në fund ai thotë se shpreson që mund të ofroj një shembull për të tjerët që po luftojnë.