Surprizon Era Istrefi, ja me kë vendos të martohet
Jeta private e Era Istrefi ka qenë në vëmendjen e mediave së fundmi pasi po përflitej për një lidhje me producentin Diplo. Gjithçka nisi bazuar nga komentet që dyshja i bënin njëri-tjetrit ku nuk mungonin deklaratat e dashurisë si “Të dua”.
Megjithatë sot Era i ka surprizuar të gjithë. Këngëtarja ka publikuar në Instastory një video ku tregon unazën që sapo ka blerë dhe shkruan se është martuar me…veten.
“Zyrtarisht e martuar me veten”, shkruan Era ndërsa pas këtij postimi, në një video tjetër shkruan: “Tani po e festojmë”, por në tavolinën e lokalit ndodhet vetëm.
Mesa duket artistje është lodhur me kërkimin e partnerit ideal, dhe ka kuptuar që partneri ideal për të është vetvetja. Gjithsesi këto postime duken në formën e shakasë nga këngëtarja, e cila ndoshta po i bën për të larguar vëmendjen e medias nga jeta e saj sentimentale.