Fotot nga dasma e Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl nuk duhen humbur….
Ka kaluar një muaj nga dita kur Afërdita Dreshaj kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me hokeistin çek Jakub Kindl. Së fundmi ka qënë vetë Afërdita e cila ka publikuar disa foto nga ceremonia dhe duhet ta pranojmë që duken të mrekullueshëm krah njëri-tjetrit.
Fotot e shkëputura nga dita e dasmës nuk ishin publikuar më herët. Nga pista e kërcimit, shoqërimi në altar nga nëna e saj dhe ai i vendosjes së unazës ishin disa nga momentet e fotografuara që përcjellin shumë emocion.
“Një muaj më parë dhe një jetë përpara”, shkruan Afërdita krahas fotove të publikuara.