5 rituale bukurie nga damat e famshme për të qënë sa më të freskëta!
Kur shikojmë personazhet e njohura në tapetin e kuq ose në kopertinat e revistave, “mërzitemi” pasi flokët dhe lëkura e tyre duken kaq perfekte.
Të gjithë mendojmë se ato shpenzojnë shumë kohë dhe para në qëndra estetike, por në të vërtetë damat e famshme përveç shpenzimeve të tilla,kanë disa truke bukurie që i realizojnë në shtëpi.
Këto rituale të tyre mund t’i bëjë çdo vajzë e thjesht, pasi përvec se nuk të marin shumë kohë nuk të marin as shumë para!
Maska e flokëve të Miranda Kerr
Çfarë ju duhet:
• 2 lugë vaj kokosi
• 1 lugë uthull molle
Pasi t’i përzieni përbërësit së bashku, vendosini në flokët tuaja pas shampos dhe para zbutësit. Lëreni maskën për 3-5 minuta. Vaji i kokosit do të hidratojë flokët ndërsa uthulla do t’i bëjë ato të shkëlqejnë.
Duart e buta të Julia Roberts
Çfarë ju duhet:
• Vaj ulliri
Mosha e Julia Roberts nuk mund të zbulohet nga pamja e saj, sepse ajo ka ditur se si ta “fshehë” këtë gjë. Aktorja e famshme ka një sekret që lëkura e saj duket gjithmonë më e re. Julia Roberts përdor vajin e ullirit për duart e saj dhe nëse e vini re edhe pse është 50-vjeçe, duart e saj nuk e tregojnë këtë.
Trajtimi për akne nga Kendall Jenner
Çfarë ju duhet:
• 1/2 lugë lëng limoni
• 1/2 lugë sode buke
• 1 lugë mjaltë.
Përzieni përbërësit dhe aplikojeni produktin në akne gjatë natës. Është një trajtim i thjeshtë, por efektiv.
Maska anti-rrudhë e Victoria Beckham
Çfarë ju duhet:
• 1 avokado
• 1 kajsi
Përzieni avokadon dhe kajsin e freskët së bashku. Vendoseni këtë maskë në fytyrë për 10-15 minuta përpara se të shkoni për të fjetur. Avokadoja dhe kajsia përmbajnë antioksidantë, prandaj maska ka efekte pastrimi dhe e bën fytyrën të shkëlqejë.