50 Cent dhe Wendy Williams zyrtarisht në “luftë” me njëri – tjetrin
Dyshja e famshme 50 Cent dhe Wendy Williams, kanë nisur një “luftë” ndaj njëri –tjetrit në rrjetet sociale.
Ka qënë fillimisht prezantuesja, Wendy, që ka nisur gjithçka sepse gjatë programit të saj ajo është shprehur se ylli i pop-it duhet të bënte diçka në jetë.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i 50 Cent, I cili ka publikuar në Instagram një foto të Wendy e veshur me bikini në plazh, ku e quan të shëmtuar.
Por 50 cent nuk e mbylli me kaq. Ai gjithashtu ka përmendur faktin që bashkëshorti e kishte tradhtuar Wendy për 10 vite me rradhë me një terapiste 32-vjeçare, dhe kjo jo sepse bashkëshorti i saj ishte një burrë i keq por pasi ajo është e shëmtuar.
Më vonë publikoi edhe një foto të Wendy, duke e krahasuar me një foto të Ron Perlman, të veshur si Vincent, marrë nga seriali “E bukura dhe Bisha”.