Lajme

18 January 2018

50 Cent e quan gay, reagon Puff Daddy

50 Cent njihet për komentet thumbuese për personazhet e njohur, dhe një nga “viktimat” e tij për një kohë të gjatë ka qenë Diddy. Por ky i fundit gjithmonë e ka injoruar këtë fakt duke mos i kushtuar rëndësi. Nuk dihet arsyeja por reperi i njohur ndryshoi qëndrim në një nga intervistat e fundit. Ai foli për komentin e 50 se ai ishte gay.

“Unë nuk kam asnjë diss për t’i bërë atij, ai më do, nuk mund të shihni se ai më do mua, me të vërtetë mendoni se kjo është urrejtje?” tha Combs për reperin 42-vjeçar.
Ai vazhdoi, “Ne nuk jemi të njëjtë, nuk kemi të njëjtin “brum” … e respektoj atë (ai punon fort)… “Insektet” nuk më prekin.”

Diddy gjithashtu deklaroi se nuk i merrte personalisht shakatë e 50 Cent dhe se kurrë nuk do të thotë asgjë negative në lidhje me të. Megjithatë, në fund ai shtoi, “Nuk e di se çfarë kam që e bën 50 të fiksohet me mua e të më komentoj…”

Kjo përgjigje e Puff Daddy nga disa u konceptua si mospërfillje ndaj 50 Cent, e nga disa të tjerë si mënyrë për t’iu devijuar asaj që reperi kishte deklaruar pasi ai me të vërtetë mund të jetë biseksual. Po juve si mendoni?

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com