Lajme

10 May 2018

50 Cent mbyll adresën e tij në Instagram me 19 milion ndjekës, ja arsyeja

Instagram sapo ka humbur një përdorues me shumë ndikim.

Reperi 50 Cent ka postuar para se të mbyllë adresën e tij në Instagram një foto në të cilën shfaqet i veshur me kostum dhe kravatë ndërsa ngre një dolli.
“Unë jam duke u larguar nga IG, jam duke shkuar sërish në Twitter. Ata kanë fshirë një postim timin duke mos më njoftuar më parë”, ka shkruar këngëtari amerikan.
Sipas blogut të industrisë muzikore HotNewHipHop.com, përmbajtja në fjalë ishte një foto e kopertinës së albumit të ri të Teairra Maris, i cili kishte përmbajtje seksuale.

Theksojmë se materialet pornografike nuk lejohen të publikohen në Instagram, por edhe në rrjetet e tjera sociale.

Kujtojmë se pika e dytë në kushtet e përdorimit të rrjetit social shkruan “Ju nuk mund të postoni shërbime të dhunshme, lakuriq, pjesërisht të zhveshura, diskriminuese, të paligjshme, të shkelura, të urryera, pornografike ose përmbajtje të tjera”.
Kujtojmë që 50 Cent, kishte rreth 19 milionë ndjekës në këtë rrjet social.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com