Khloe Kardashian i lutet Zotit: Më jep forcë dhe kurajo të mbaj veten në kontroll
Që në momentin kur Tristan e tradhëtoi të gjithë ishin duke pritur reagimin e Khloe Kardashian. Ajo është shumë krenare, që pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar vazhdon të qëndrojë ende në këmbë. “Pavarësisht gjithçkaje, ti qëndron ende në këmbë. Jam shumë krenare për ty. Po bën një punë të mrekullueshme. Vazhdo kështu”,shkruan Khloe në një nga postimet e saj.
Në një tjetër postim në profilin e saj në “Instagram”, Khloe i lutet Zotit ta mbajë nën kontroll që të mos përfundoj në burg me verprimet e saj:“Zot më jep forcë, të pranoj personat idiotë ashtu siç ata janë, më jep kurajo që të mund të ruaj vetë kontrollin dhe më jep zgjuarsi, që të di se nëse veproj siç mendoj, mund të shkoj në burg” .