Pasi i akuzoi të fejuarën për vjedhje, Kristi i kundërpërgjigjet keq stilistes së njohur
Ish-banorja e Big Brother Albania, Tea Zhuli dhe stilistja e njohur, Mimoza Kamberi u bënë kryeqendra e mediave rozë ditët e fundit. Ishte pikërisht Mimoza, e cila bëri të ditur se dizenjot dhe krijimet e saj u vodhën nga Tea dhe tani ato po reklamohen si një punë personale e saj.
Tea vendosi të mos kundërpërgjigjej drejtpërdrejt pas këtyre akuzave por ajo vendosi të postonte një video në Instagram ku tregonte se ishte duke dizenjuar një fustan. Në këtë mënyrë ajo donte të tregonte se nuk ka vjedhur asgjë tek stilistja e njohur por gjithçka është produkt i punës dhe talentit të saj.
Por edhe i fejuari i Teas, Kristi ka reaguar përmes një postimi në Instastory ku përmes një poezie ai thumbon stilisten.
“I shkova në dyqan dhe punë i kërkova,
Le që punë nuk mbarova, po histori për dashnorin dëgjova,
E kam në Itali dhe burrin nuk e duroj dot në shtëpi,
Im shoq rri në lloto dhe pi raki
Veç djemtë kam si flori
Sapo e dëgjova menjëherë u largova
Nuk prisja asnjë punë e asnjë ndihmë nga një grua që gënjen shtëpinë”, shkruan Kristi.