Lajme

10 December 2018

Florian Binaj tregon se çfarë do të donte të ndryshonte në ‘Portokalli’

Florian Binaj në në instervistë të dhënë për emisionin ‘Mos i fol shoferit’ vendosi të flasë për një temë të cilën mesa duket prek jo vetëm atë por të gjithë aktorët e ‘Portokallis’.

Në bisedë e sipër Binaj tregoi dhe se çfarë do të donte të ndryshonte në emisionin ku bën pjesë.

“Nuk do ndryshoja shumë gjëra sepse është një format që e ka rritur veten në këto 15 vite. Ajo që do na ndihmonte shumë do ishte të gjenim një formulë që të dilnim pak më rrallë. Për shembull gjithë vitin por një javë po, një javë jo. Do na bënte shumë mirë, do bënim numra më cilësor. Ne çdo gjë që bëjmë, e bëjmë për 3 ditë. Ndoshta do ishte diçka që do na linte kohë të bënim gjëra më të mira, por do kishte të keqe që dembelët do bëheshin edhe më dembelë. Prandaj po rrimë akoma në këto shina.”

Image result for florian binaj

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com