Tersi përndjek Jonida Maliqin, lë nam me anglishten dhe të gjithë po tallen
Ne si vend, jo vetëm që dërgojmë në Eurovision këngë varrezash, si këto:
por edhe lëm nam me bagazhin e artistëve përfaqësues pasi anglishtja e tyre lë për të dëshiruar, e mbani mend rastin e Eneda Tarifës? Po ua rikutojmë:
Këtë herë ka lënë nam Jonida Maliqi. Pasi divorcit nga bashkëshorti dhe pasi bashkoi fuqitë me Armina Mevlanin për të shitur rroba në bllok, Jonida u bë përfaqësuesja e shqiptarëve në Festivalin Europian.
Intervistat që Jonida Maliqi ka dhënë për mediat mbështetëse të ESC, janë bërë virale në rrjet dhe të gjithë po tallen me nivelin e anglishtes së Jonida Maliqit:
Qershinë mbi tortë e ka vendosur faqja satirike Lolita:
Kujtojmë se Jonida Maliqi përfaqëson shqipërinë në ESC me këngën “Ktheju Tokës”, klip i së cilës u akuzua për plagjiaturë:
Në tapetin portokalli të ESC, Jonida Maliqi parakaloi me një fustan ngjyrë blu, bashkangjitur tij ishte edhe një shirit me ngjyrat e flamurit të komunitetit të homoseksualëve, LGBTI.
Këtë mund t’qa quajmë si strategji pasi dihet lartë e poshtë që produksioni i këtij festivali i do fort homoseksualët, ndaj edhe u sigurua fitorja e Chonchitës disa vite më parë. Këtë vit, njëri nga prezantuesit e festivalit është homoseksual i deklaruar.
Nuk ka asgjë të keqe sigurisht, të gjithë kanë të drejtat e tyre që të rrëzojnë sapunin dhe t’u bëhen gjunjët me gjak nga pozicionet e vështira, por a ndihmon një flamur LGBT në përfaqësimin tonë dinjitoz?……
Rona Nishliu teksa përfaqësonte shqipërinë me këngën “Suus”, u fut në listën e të veshurave më keq pasi dukej gati si Drakula por Rona i mahniti të gjithë dhe ka qenë shqiptarja e renditur më lartë në ESC pasi ka zërin, justifikon e dhe look-un por edhe këngën e varrezave, zëri i saj të rrënqeth.
Jemi të gjithë sy e vesh se sa do të na nderojë Jonida Maliqi në Eurovision. Ajo premtoi se do të trokiste derë më derë për të mbledhur vetë fonde që të realizonte një skenografi për t’u pasur zili, le të presim deri nesër në mbrëmje!