72-vjeçari hedh në gjyq aktoren e njohur për aksidentin me ski,kërkon 1 milion $ dëmshpërblim!
Muajin që lamë pas 72 vjeçari Terry Sanderson, paditi aktoren e njohur Gwyneth Paltrow duke pretenduar një shumë prej 3.1 milionë dollarë për dëmet e shkaktuara nga aktorja kundrejt tij.
Ai tha se Paltrow e rrëzoi në një shpat ndërsa po bënin ski në Utah, duke e lënë me dëmtim në tru dhe brinjë të thyera.
Por aktorja shprehet se Sanderson ishte në faj dhe padia e tij është në përpjekje për të shfrytëzuar famën dhe pasurinë e saj.
Ndërsa Gwyneth po kërkon ndaj 72-vjeçarit një shumë simbolike prej 1 dollarë.