Lajme

03 November 2016

Kendall Jenner princeshë për një natë

Në mbrëmjen e së mërkurës Kendall Jenner ka festuar 21 vjetorin e saj. Motra e saj më e vogël, Kylie ndau me ndjekësit e saj në Snapchat një video nga after party I zhvilluar tek Delilah në  Hollywood-in perëndimor. Vajza e ditëlindjes mbante një shishe vodka në dorë dhe e shijonte në maksimum atë dhe atmosferën. Shijonte ndër të tjera dhe praninë e shokëve të saj Harry Styles, Jordan Clarkson dhe Travis Scott.

as

Përsa i përket motrës së madhe Kim ajo me sa duket nuk e ka marrë plotësisht veten nga ngjarja në Paris pasi pavarësisht se u shfaq në ditëlindje në mesnatë bashkë me bashkëshortin Kanye West nuk bëri foto që pastaj t’i postonte.

Në SHBA mosha kur lejohet përdorimi i alkoolit është 21 vjeç. Ndaj Kendall ishte e lirë më në fund të konsumonte çfarë të donte. Një burim për Daily Mail tregoi se në party kishte 21 shishe Perrier-Jouët Belle Epoque Champagne (të cilat kanë vlerën e 500$ secila).

Modelja e Victoria Secret u ndje deri në fund të mbrëmjes e llastuar, fundja ishte mbrëmja e saj.

d        3a075b6a00000578-3901560-image-a-26_1478187982307

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com