Lajme

04 November 2016

Kannye West diss Bruno Mars

||
0 Comment
|

Kur Kanye West i bëri “diss” Bruno Mars-it gjatë ceremonisë së “MTV Video Music Awards”, të gjithë prisnim reagimin e këtij të fundit. Mars performoi dhe u vlerësua me dy çmime, përfshi edhe “Best Male Video”.

Kanye u shpreh se teksa ka parë performancat e Drake dhe Bruno Mars, për të ishte e çuditshme që të gjithë çmimet iu dhanë këngëtarit të “Grenade”. Pavarësisht kësaj në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Rolling Stone”, Bruno është shprehur se, nuk e ka marrë aspak si ofendim deklaratën e West.

“Është Kanye, në fund të fundit, ne kemi nevojë për të. Por ajo që ai tha, nuk ishte një thumbim. Unë jam kritiku më i madh i vetes. Çfarëdo gjëje që dikush më thotë, ata nuk dinë asgjë. Por unë dhe ai jemi “cool”. Ai më telefonoi dhe më kërkoi falje. Kanye më do. Ti e di. Kush nuk më do? Unë jam Bruno Mars!”, tha këngëtari për revistën.

capture0

bruno-mars-rolling-stone

kanye-bruno

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com