Cfare e pret Gigi Hadid
Gigi Hadid do të moderojë “American Music Awards” të këtij viti. Modelja 21-vjeçare dukej shumë e gëzuar të ndajë skenën e “Microsoft Theater” me yllin më të ri.
“Jay njihet për impresionin e tij, kështu që mezi po pres të ngjitem në skenë bashkë me të për të treguar anën time argëtuese dhe për të festuar të nominuarit e vitit”, tha ajo në një deklaratë
Jay Pharoah po ashtu ishte i entuziasmuar: “Mezi pres të prezantoj AMAs me të bukurën Gigi Hadid dhe të jem në ndërtesë me disa nga miqtë e industrisë, të cilët i kam impresionuar në një pikë”.
Kjo do të jetë hera e dytë që Hadid prezanton një event çmimesh kaq të madhe. Hera e parë ishte kur prezantoi Much Music Video Music Awards në Toronto. Dhe ashtu si herën e parë dhe në këtë spektakël do të ketë disa ndryshime paraqitjesh.