Kim Kardashian në një dilemë të madhe
Ajo është zotuar që nuk do të bëjë më fëmijë pasi gjatë dy shtatëzanive të tjera pati një sërë problemesh shëndetësore. Por kohët e fundit ajo ka deklaruar që fakti që nuk dëshiron të lindë më fëmijë sdo të thotë që ajo nuk dëshiron të zgjerojë më familjen e saj.Përkundrazi, ajo po shikon për mënyra aternative për ta arritur këtë. Në një nga episodet e fundit të Keeping Up With The Kardashians, 36 vjeçarja i ka treguar motrave të saj që ajo dhe Kanye po shikojnë për një metodë të re për fëmijën e tretë.
Gjatë dy shtatëzanive të para ajo ka pasur një anomali ku një pjesë e placentës i ishte ngjitur tek muri i mitrës. Anomali kjo, që mund t’i kishte marrë dhe jetën.
Kujtojmë që reperi dhe bashkëshortja e tij janë prindër të vajzës 3 vjeçare North dhe djalit Saint, 10 muajsh.