Kanye West prish miqësinë me Jay Z dhe Beyonce?
Muajin e kaluar Kanye tregoi se ishte i mërzitur ndaj Jay Z pasi ky i fundit nuk shfaqi ndonjë interesim të madh për familjen e Kanye pas ngjarjes në Paris. Pavarësisht se ai telefonoi, sipas Kanye duhet të kishte shkuar në shtëpi për t’u interesuar dhe për t’i ngushëlluar. Sipas thashethemeve, West në fakt është edhe më shumë i mërzitur me Beyonce, pasi ai e ka mbështetur atë për shumë vite, por ajo duket se nuk është shumë e interesuar rreth problemeve të familjes së tij.
Kujtojmë se Kanye disa vite më parë u ngjit në skenë dhe ia rrëmbeu çmimin dhe mikrofonin nga dora këngëtares Taylor Swift dhe tha përpara të gjithëve se atë e meritonte vetëm Beyonce.
Sipas revistës OK, Beyonce nuk e duron dot Kim-in dhe kjo është një pengesë e madhe për marrëdhënien mes dy çifteve . Madje ajo dhe bashkëshorti i saj as nuk shkuan në dasmën e Kim dhe Kanye.
Fakti që Beyonce as nuk u kujtua të merrte në telefon pas ndodhisë në Paris, e shqetësoi shumë reperin e njohur dhe ishte një zhgënjim i vërtetë.
Nuk e dimë me saktësi se sa të vërteta janë të gjitha këto, por që ka një krisje të madhe të miqësisë mes artistëve, nuk e mohon dot njeri. Ndoshta gjërat do të ishin ndryshe nëqoftëse Kanye nuk do kish zgjedhur pikërisht Kim-in për bashkëshorte…