Kush i ka bërë bashkë këngëtaret më të njohura të showbizit shqiptar
Darka private që u zhvillua mbrëmë në ambientet e “Altar” ishte diçka që ndodhte për herë të parë në Shqipëri. Një festë me shumë femra të bukura e të suksesshme si Lori Hoxha, Tuna, Nora Istrefi, Besa, Jonida Vokshi, Armina Mevlani, Sellma Kasumoviq, Liberta Spahiu, Leonora Jakupi etj. Ato pasi kanë shijuar gatimet dhe darkën luksoze, kanë kërcyer deri në orët e para të mëngjesit. Ftesës së Valdrin Sahitit iu përgjigjën pozitivisht të gjitha vajzat e ftuara. Dyshja e këngëtarëve të “Threedots”, Klajdi Haruni dhe Bruno, i kanë shoqëruar vajzat me zërin e tyre. Herë më balada, e herë me aheng, dyshja e djemve të njohur i bënë vajzat të çoheshin e kërcenin bashkë me ta. Sigurisht nuk munguan as performancat e këngëtareve të ftuara, si: Besa, Tuna e Nora, të cilat kënduan disa nga hitet e tyre. Por në këtë festë private nuk mund të mungonin as këngët e të zonjës së shtëpisë. Elvana Gjata,partnere e Valdrin Sahitit për filialin në Tiranë, solli disa nga këngët më të njohura shqiptare, përfshirë edhe këngë të sajat. Mbrëmjen e djeshme, ajo solli edhe një anë tjetër të personalitetit të saj si artiste, imitimet.