Kate Middleton shumë entuziaste për kunatin e saj
Lajmi se Princ Harry është lidhur me Meghan është zyrtarizuar tanimë dhe duket se mbështetësja më e madhe e këtij çifti është Kate Middleton. Sipas disa burimeve Kate është shumë e lumtur që Harry gjeti një të dashur si Meghan. Princi William dhe bashkëshortja e tij kaluan fundjavën me çiftin e ri. Ndryshe nga çfarë përflitej, kjo në fakt ishte hera e parë që Meghan takohej me Princin William dhe Kate. Përsa i përket pjesës tjetër të familjes, sipas burimeve afër familjes, pritet që Princ Harry t’ia prezantojë të dashurën zyrtarisht familjes këtë javë.