Lajme

17 November 2016

Ja këshilla e Common për tu bërë reperë më të mirë

Sipas reperit Common, ai u bë reper më i mirë pasi u kthye në vegjetarian. Për prestigjozen ‘People’, Common tregoi se gjatë jetesës në Chicago ai u mësua të hante ushqime të rënda si hamburger, bacon e të tjera derisa një ditë vendosi të ndryshonte regjim.
“Dëgjova reperë si KRS-One të flisnin për faktin që nuk duhet konsumuar mishi dhe kjo ishte një formë e mirë edukimi duke qenë se vinte nga një person ‘cool’. Menjëherë sapo largova mishin nga dieta ime, fillova të isha shumë më i qartë në çdo gjë. Ndoshta ju tingëllon për të qeshur, por mendoj që fillova të repoj edhe më mirë,”- tha Common.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com