Kylie e uron Tyga-n për ditëlindje në mënyrën më provokuese
Reperi i njohur Tyga ditën e djeshme pati ditëlindjen e tij të 27-të. E dashura, Kylie Jenner u sigurua ta uronte në mënyrën më të bukur dhe provokuese të mundshme. Harrojini kartolinat apo postimet e thjeshta në rrjete sociale. 19 vjeçarja postoi në Instagram një foto të saj dhe të dashurit teksa janë të përqafuar dhe gjysëm lakuriq. Më e vogla e Kardashian-ëve krahas fotos bardh e zi shkroi: ‘Happy birthday baby’.
Ndërsa në një foto të ngjashme por ku në ndryshim nga fotoja e parë, janë duke qeshur, Kalye shkroi: ‘Irreplaceable’. Dashuria e tyre duket se është në kulmin e saj dhe kur më mirë se në një ditë kaq të rëndësishme për çiftin, mund të dukej më i bukur ky postim dhe këto fjalë.