Kanye West del nga spitali
Kanye West ka dalë nga spitali UCLA Medical Center. Në datë 21 nëntor ai u shtrua në këtë spital dhe qarkulluan teori të ndryshme se pse ai pranoi të merrte ndihmë mjekësore.
Në fillim TMZ raportoi se një nga mjekët që kujdesej për të kishte thënë se reperi vuante nga ‘psikopatia e përkohshme për shkak të mungesës së gjumit dhe dehidratimi’.
Grabitja që iu bë Kim Kardashian raportohet se e përkeqësoi gjendjen e Kanye. Ai filloi të kishte pasiguri për çdo gjë, për familjen, sigurinë, jetën, miqtë e vërtetë.
Megjithatë tani pas daljes së tij nga spitali mendohet që gjendja e tij të jetë përmisuar ndjeshëm.