Lajme

01 December 2016

Liam dhe Cheryl në pritje të …

Revista People ka konfirmuar që anëtari i One Direction, Liam Payne dhe e dashura e tij Cheryl Cole, po presin fëmijën e tyre të parë. Çifti nuk e ka pranuar akoma publikisht, por ajo çka e bën të vërtetë këtë lajm është fotoja e shkrepur para 2 ditësh në Londër. Aty shfaqet këngëtarja e suksesshme me barkun goxha të fryrë.
Ky është fëmija i parë që 33 vjeçarja pret. Ajo dhe i dashuri i saj 23 vjeçar filluan të dalin vitin e kaluar. Mirëpo fansat e One Direction e dinë mirë që momenti kur 2 këngëtarët u takuan nuk ka qenë vjet. Ata janë takuar 6 vite më parë kur Cheryl ishte anëtare e jurisë në X Factor ndërsa Liam bëri audicion për këtë show. Cheryl madje i tha ” Më pëlqen, më dukesh shumë simpatik dhe ke karizëm”.
E kështu mund të themi që historia e dashurisë së këtij çifti është fiks si një histori filmi romantik.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com