Veshja e lë në baltë modelen Irina Shayk
Modelja ruse ka bërë paraqitjen e parë në shfaqjen e përvitshme të “Victoria’s Secret” mbrëmjen e së mërkurës por parakalimi debutues i Irina Shayk është rrethuar me spekulimet se bukuroshja është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin Bradley Cooper.
Bukuroshja brune ka pushtuar skenën e “Grand Palais” në Paris me bukurinë dhe format e saj.Dukshëm ajo u përpoq të mbulonte barkun e saj me një tip xhakete të kuqe por barku i fryrë nuk i ka shpëtuar paparacëve.
Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë 30-vjeçarja, barku i fryrë është diçka e papranueshme në botën e modës dhe përjashtim bëhet vetëm për shtatzënat. Kështu që dyshojmë se do të vonojë konfirmimi nga ana e saj dhe aktorit të njohur Bradley Cooper.