The Weeknd ‘kokë më kokë’ me Drake
The Weeknd ka fituar betejën kundër rivalit kanadez, Drake duke kryesuar listën e këngëve më të transmetuara në Spotify për muajin nëntor.
Të dhënat e publikuara nga platforma muzikore tregojnë se The Weeknd është dëgjuar mbi 37.5 milionë herë muajin e fundit krahasuar me Drake i cili ishte dëgjuar 36 milionë herë. Kjo është hera e parë që prej muajit maj që reperit të “One Dance” i kanë ‘rrëmbyer’ vendin e parë në listë.