Lajme

09 December 2016

Sia i jep fund gjithashtu…

|
By
|
0 Comment
|

Një tjetër emër që i shtohet listës së celebrities, që janë ndarë nga partnerët e tyre për vitin 2016. Këngëtarja dhe tekstshkruesja 40-vjeçare Sia Furler bëri publik lajmin ditën e mërkurë, se ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj Erik Anders Lang pas 2 vitesh martesë.
“Pas një konsiderate të madhe që kemi për njëri-tjetrin, ne kemi marrë vendimin të ndahemi si çift”, thuhet në një deklaratë të bërë nga zëdhënësi i këngëtares. “Megjithatë ne jemi të vendosur të mbetemi miq. Nuk do të ketë informacione të mëtejshme”.

Sia dhe Erik, i cili është një regjisor dokumentarësh, kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private në Kaliforni më 2 gusht 2014. Dyshja është munduar ta mbajë sa më larg syrit publik marrëdhënien. Hera e fundmi që ata janë fotografuar së bashku ishte në muajin shkurt.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com