Nicole Scherzinger arrin të triumfojë sërisht
Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger këtë vit u rikthye në talent show-n X Factor si pjesë e jurisë. Pati një rikthim të bujshëm që e mbylli si triumfuese pasi nxorri fitues pjesëtarin e ekipit të saj. Matt Terry u zgjodh fitues i këtij edicioni të X Factor. Ish anëtarja e Pussycat Doll u sigurua ta festonte këtë triumf. E veshur me një fustan të zi ku shumica e tij ishte tyl dhe nxirrte në pah këmbët e gjata të 38 vjeçares, ajo arriti t’i tërhiqte vëmendjen të gjithëve.