Simon Cowell zgjedh t’i kalojë Krishtlindjet në…plazh
Festat e fundvitit shumica zgjedhin t’i kalojnë në një vend të ftohtë me borë por kjo nuk është zgjedhja e Simon Cowell. Producenti i suksesshëm zgjodhi t’i kalojë Krishtlindjet në plazh në Barbados me të fejuarën Lauren Silverman dhe djalin e tyre, Eric. Atyre iu ishte bashkuar dhe mamaja e Lauren, dhe duket se po kalonin pushime të bukura. Simon i veshur me pantallona te shkurtëra është fotografuar teksa shëtiste qenin e tij ndërsa Lauren dhe mamaja e saj kujdeseshin për djalin.