Mariah Carey largon nga vetja çdo përgjegjësi për dështimin e koncertit të vitit të ri
Mariah Carey ka treguar së është ndjerë e turpëruar gjatë performancës së shëmtuar natën e Vitit të Ri. Videoja, në të cilën këngëtarja shihej teksa nuk këndonte “live” në koncertin e Vitit të Ri në Time Square, është parë në mbarë botën.
Këngëtarja ka reaguar për herë të parë pas menaxherit të saj, i cili akuzoi produksionin Dick Clark për këtë incident.
“Ajo që mund të them është se Dick Clark është një person i mrekullueshëm dhe jam me fat që kam punuar me të që nga momenti që jam futur në industrinë e muzikës”.
“Sipas mendimit tim Dick Clark nuk duhet t’i lejojë artistët ta bëjnë këtë gjë dhe mendoj se edhe ai është turpëruar si mua. Kjo nuk më ndalon mua të bëj një event “live” në të ardhmen. Por kjo ngjarje më ka bërë të kem më pak besim tek personat që nuk janë më pjesë e stafit tim”.