Era Istrefi aksidentohet
Këngëtarja e hitit ‘Bon Bon’ me sa duket teksa ka qenë duke bërë ski është aksidentuar. Ky incident nuk ka kaluar aq lehtë pasi i ka shkaktuar Erës thyerje të këmbës së majtë. Këngëtarja teksa ka postuar një foto të këmbës me allçi, ka kujtuar ndjekësit e saj të jenë të kujdesshëm që mos i ndodh e njëjta gjë me të. I urojmë shërim të shpejtë artistes!