10 Punët më të rrezikshme në botë
10-Blegtorët
Në vend të 10 të klasifikimit të punëve më të rrezikshme në botë qëndrojnë blegtorët.Sipas Zyrës së Statistikave të Punës ‘Career Trends’,norma e vdekshmërisë është 0,96 për 1 mijë përsonatë punësuar.
9-Atletët
Edhe atletët,të cilët admirohen për formën e tyre fizike që lidhet edhe me një stil të shëndetshëm jete,duhet të bëjnë mirë llogaritë me sigurinë në punë.Të shtysh veten në limite në emer të famës,mund të ketë pasoja në shendet.Norma e vdekshmërisë është 1.21 për 1 mijë të punësuar.
8-Shitësit derë më derë
Duket e pabesueshme,por edhe shitësit që shkojnë nga një shtëpi në tjetrën kanë një punë jo të sigurtë.Ata që shesin,në fakt,udhëtojnë për një kohë të gjatë me makinë,në rrugë me trafik apo të rrezikshme dhe kjo i ekspozon përballë shumë aksidenteve.Norma e vdekshmërisë është 1.37 për 1mijë të punësuar.
7- Fermerët
Edhe puna në fermë ëhtë e rrezikshme.Fermerët kanë të bëjnë me kafshë të ndryshme dhe me shumë pajisje për ujitje,bujqësinë dhe kullotjen dhe për fat të keq,nuk është e pazakontë që të ndodhin aksidente.Norma e vdekshmërisë është 1.58 për 1mijë të punësuar.
6- Pilot privat
Ata që punojnë si pilotë privatë kanë një punë tepër të rrezikshme .Udhëtimi me avion apo helikopter kërkon në fakt njëfarë përvoje dhe shpesh kjo nuk është e mjaftueshme përballë defekteve të papritura.Norma e vdekshmërisë është 1.85 për 1 mijë të punësuar.
5- Krasitësit
Këputja e degëve të thara nga pemët ,me dorë apo nëpërmjet instrumenteve të vështirë dhe kompleks është një punë tepër e vështirë.Duke punuar në lartësi,ekziston natyrisht rreziku i rënies.Shkalla e rreziut është 1.89 për 1mijë të punësuar.
4 – Zhytësit
Zhytësit përdorin mjete të rrezikshme për të riparuar,për të hequr apo për të instaluar pajisje .Për këtë arsye aksidentet janë mjaft të shpeshta.Indeksi i vdekshmërisë është 1.85 për 1 mijë të punësuar.
3- Druvarët
Ky është ndër zanatet më të rrezikshme . Probabiliteti për t’u aksidentuar i atyre që presin pemë është shumë i lartë .Në këtë rast,në fakt,norma e vdekshmërisë është 10 për 1 mijë të punësuar.
2-Bujqit
Puna e bujqve dhe blegtorëve,që drejtojnë ferma të vogla ose të mëdha ,lidhet shpesh me makineri të rënda që mund të përbëjnë një rrezik të madh për jetën e tyre.Norma e vdekshmërisë është 16 për 1 mijë të punësuar.
1- Peshkatarët
Nuk do ta mendonit kurrë,por ja që puna më e rrezikshme është ajo e peshkatarit.Norma e vdekshmërisë është më shumë se 60 për 1 mijë të punësuar.Puna e tyre ka të bëjë cdo ditë me pajisje të ndryshme,si rrjeta,gracka,grepa për të kapur peshqit,të cilat mund të jenë vërtet të rrezikshme.