Pink përpiqet mos ta ‘lërë në hije’ vajzën e madhe
Pink solli në jetë fëmijën e saj të dytë disa javë më parë. Vëmendja më e madhe këto javë ka qenë për djalin e porsalindur Jameson, megjithatë këngëtarja është përpjekur mos ta lërë pas dore vajzën më të madhe të quajtur Willow Sage Hart. Këngëtarja këtë të shtunë organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e 4 vjeçares dhe u përpoq ta bënte Willow të ndihej sa më mirë. Një nga fotot e shkrepura në këtë festë, Pink e publikoi në Instagram, ku edhe shkroi: “Urime motra e madhe!”. Në të ajo shfaqej me djalin e vogël në krah dhe vajzën Willow e cila kishte në dorë një tortë me çokollatë dhe shfaqej me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.