10 fytyrat që Europa do të shikojë më së shumti në vitin 2017
1- Donald Trump
Fitorja e tij në zgjedhjet e tij presidenciale amerikane ka shqetësuar amerikanët,të cilët ishin të tronditur nga largimi i britanikëve nga Bashkimi Europian.Fitorja e Trump gjithashtu ka inspiruar Euroskeptikët që kundërshtojnë partitë e establishmentit.Kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar,politikat që do të zbatojë apo jo ,të cilat mund të reflektojnë premtimet nga fushata e tij elektorale,mund të kenë efekte të mëdha në Europë;rritja e buxhetit amerikan mund të ndihmojë biznesin në Europë ,ku ritja e ngadalshme ekonomike po vazhdon të gjenerojë jostabilitet politik,por tregtia proteksioniste rrezikon të shkaktojë të kundërten.Qëndrimi i paqartë i Trumpit në lidhje me përkrahjen e NATO-s dhe thirrja e tij për marrëdhënie më të mira me Rusinë ndikojnë që BE të kërkojë opsione për forcimin e mbrojtjes.
2-Joraslaw Kaczynski
Duke kufizuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese qeveria e djathtë polake po e teston fuqinë e BE-së dhe po thellon hendekun mes Lindjes dhe Perëndimit.BE i ka dhënë afat Polonisë deri në fund të shkurtit të ndryshojë tonin,por Kaczynski llogarit aleatë të djathtë si kryeministri hungarez Viktor Orban ,nga i cili pret që me veto të bllokojë masat ndëshkuese të BE-së.
3- Geert Wilders
Partia e Lirisë e Geert ëilders mund të bëhet forca më e madhe politike në parlament në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në muajt e parë të këtij viti .Kjo parti antiislamike ndoshta nuk do të arrijë të krijojë qeverinë në mungesë të partnerëve të koalicionit ,por fitorja eventuale e saj do të hapë rrugën për fitore të partive të tjera djathtiste në Europë sidomos në Francë e Gjermani.
4-Theresa May
“Brexit domethënë Brexit” ,”dalje domethënë dalje nga BE “. Këtë premtim duhet ta bëjë realitet kryeministrja britanike kur Brukselit t’ja japë letrën ,e cila paraqet hapin e parë për nisjen e divorcit mes Britanisë së Madhe dhe BE-së.Afati për dërgimin e letrës përfundon më 31 mars.
5- Marinë Le Pen
Gjërat brenda BE-së mund të ndyshojnë radikalisht nëse më 7 maj Marinë Le Pen fiton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.Disa mendojnë se për shkak të numrit të madh të kandidatëve ajo mund të fitojë edhe në raundin e parë ,më 23 prill .Vendimtare do të jetë se kush do të garojë kundër 48-vjecares Le Pen .Nëse ajo do të jetë presidente ,atëherë BE do të marrë fund -së paku në këtë formë sic e njohim.
6- Emigracioni nga Afrika
Pas stinës së dimrit sërish valë të refugjatëve nga Afrika do të përpiqen që përmes Italisë të arrijnë në vende të ndryshme europiane.BE ka shpërndarë fonde për disa vende afrikane ,ka përforcuar kontrollet në ujërat territoriale të Libisë dhe po bëhet gati për dëbime masive.
7 – Vladimir Putin
Lideri i Kremlinit ka luajtur një lojë taktike , e cila është vështirë të kuptohet ,në përpjekje për të përtërirë ndikimin e Moskës.Ai mund të krijojë miq apo të shkaktojë mjaft probleme në vendet fqinje perëndimore- nga kontrolli i furnizimit me gaz deri në përkrahjen e kundërshtarëve të qeverive të vendeve europiane.Deri më 31 korrik liderët e BE-së duhet të vendosin për vazhdimin apo heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë ,të cilat u vendosen në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Moska .Nëse Trump vendos të heqë sanksionet ,BE do të ndodhet nën presion të madh.
8- Sergio Mattarella
Avokati i shkathtë nga Sicilia dhe kryetari 75 vjecari Italisë ,i cili hyri në politikë pasi mafia i vrau vëllanë ,gjendet në mes të stuhisë.Ai duhet t’i bindë partitë e përcara të qeverisin vendin deri në momentin kur do të merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve ,data e të cilave nuk dihet ende.Partnerët e Italisë në eurozonë po shikojnë me shqetësim në drejtim të këtij vendi të zhytur në borxhe dhe të ballafaquar me banka para falimentimit .Për dallim nga Greqia apo Portugalia ,Italia është tepër e madhe për ta lënë të dështojë ,por po ashtu tepër e madhe për ta shpëtuar.
9-Angela Merkel
Duke u përgatitur për mandatin e saj të katërt ,të cilin shpreson ta fitojë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shtator,Angela Merkel pret sulm nga rivalët politikë për shkak se më 2015 lejoi rreth 1 milion refugjatë të hyjnë në Gjermani.Euroskeptikët do të fitojnë vendet e para në Bundestag dhe kësisoj do të komplikojnë edhe më shumë negociatat e saj për krijimin e qeverisë.Fizikantia 62 vjecare nga ish- Gjermania Lindore është garante e lidhjes së vendit të saj me shtete anëtare të BE-së.
10- Njeriu i Zi
Ky lloj njeriu ka ardhur me urrejtje për Europen ku jeton.Shteti islamik ,nën presion tashmë në Siri dhe Irak dhe i mbushur me zemërim po shtyhet që të hyjë në veprim me të gjitha mjete që ka.