Selena Gomez :”Nuk kam qënë kurrë shoqe e ngushtë me Bella Hadid”
Bella Hadid ndihet e tradhtuar dhe ka reaguar ndaj Selena Gomez e cila ka nisur të shoqërohet me The Weeknd në fillim të këtij muaji. Megjithatë ish-ylli i Disney ka refuzuar të marrë përgjegjësitë pasi ajo mendon se nuk ka tradhtuar askënd me lidhjen e saj me muzikantin kanadez. Pas vendimit të Bella-s, për të mos e ndjekur në rrjetet sociale Selena-n, burime të shumtë raportojnë se Bella është tepër e lënduar nga të dy ata. Por burime të afërta pranë këngëtares raportojnë se Bella dhe Selena nuk kanë qënë kurrë mikesha të ngushta. Për t’iu hedhur kundër gjithë zërave se ajo u tregua një shoqe e keqe duke i marrë ishin mikeshës, Selena vendos të kundërpërgjigjet. Burime pranë këngëtares tregojnë për TMZ se ajo ka çdo të drejtë të takohet me The Weeknd pasi nuk ka qenë kurrë një shoqe e ngushtë me Bella Hadid. Mesa duket, fakti që janë të dyja në një skuadër nuk do të thotë asgjë dhe Selena nuk i ka marr të dashurin askujt.