Ja si ia shpreh mirënjohjen Jessica Biel bashkëshortit të saj Justin Timberlake
Aktorja Jessica Biel ka ndarë një mesazh shumë të bukur me ndjekësit në Tweeter dedikuar bashkëshortit të saj, Justin Timberlake, për ndihmën që ai ka dhënë në filmin e saj të pavarur, ‘The Book of Love’. Ajo shkroi: “Faleminderit maces më interesante që unë njoh (që qëllon të jetë pikërisht bashkëshorti im). Ne nuk mund t’ia kishim dalë pa ty.”
35 vjeçari realizoi muzikën e filmit, dramësqë ka në qendër të saj jetën e një arkitekti që ndihmon një të pastrehë, pas premtimit që i kishte bërë bashkëshortes së tij.
Justin ndau me ndjekësit një video nga prapaskena, gjatë proçesit së krijimit të muzikës. Ndërkohë Jessica e ripostoi këtë video në shenjë mirënjohjeje për punën e palodhur që ai po bënte.