Lajme

17 January 2017

Nick Cannon mbron Mariah Carey-n dhe fajëson …qeverinë

Nick Cannon ka thënë gjatë intervistës për Ellen, se sipas tij, faji i dështimit të koncertit të mbrëmjes së vitit të ri nuk është i Mariah Carey. Ish bashkëshorti i këngëtares ka treguar se kush qëndronte pas problemeve teknike të asaj performance.
“Ju më njihni mua, jam një person që besoj në teoritë konspirative. Unë mendoj që qeveria ishte shkaktarja. Ata e futën në kurth. Ishte një formë shpërqëndrimi. Por kushdo që ka eksperiencë në këtë fushë, e di që gjërat mund të shkojnë keq shpesh herë.”-ka thënë prezantuesi i njohur.
Pas performancës në Times Square , Mariah Carey deklaroi që shkaktarë për performancën e dobët të saj ishte produksioni i Dick Clark. Ky i fundit largoi nga vetja çdo përgjegjësi.
Cannon vazhdoi duke thënë se nga eksperienca e tij në televizion sidomos si prezantues i America Got Talent, e ka më të thjeshtë të kuptoj se ku qëndron problemi.
“Ajo është një divë që pavarësisht problemit teknik arriti t’i mbante fansat të karrikuar e gjatë të gjithë kohës ata thërrisnin emrin e saj.”- ka shtuar Nick, i cili qartësisht vazhdon të ruaj simpati për këngëtaren e talentuar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com