Dafina Zeqiri falenderon Suedinë për këtë arsye…
Mes shumë aktiviteteve Duffy po shihet edhe mjaft aktive me fitness teksa dalëngadalë po rikthehet në formën e dikurshme.Vec kësaj këngëtarja kohën tjetër të lirë po e kalon nën shoqërinë e disa producentëve mjaft të njohur atje me të cilët ka kohë që bashkëpunon.Dita e sotme e gjeti atë duke bërë një falënderim mjaft të veçantë por jo për miqtë apo bashkëpunëtorët e saj, por për shtetin e Suedisë për krijimin e palltos më të mirë të shiut.Duket se ditët me shi në New York, Duffy do t’i kalojë pa ndonjë problem pasi ajo tashmë është pajisur me veshjet e nevojshme.