Mariah Carey konsumon hashash para kamerave
Mariah Carey është shfaqur disa herë në intimitet në publik, madje i ka bërë edhe një kërcim në prehër gjatë një shfaqjeje live balerinit të saj me të cilin është në një romancë. E me sa duket këngëtarja e njohur duket se nuk ka kufi! Ajo është shfaqur duke ngrënë kek me hashash në një kafe të Amsterdamit në episodin e së dielës të reality show-t të saj. Por natyrisht që episodi nuk mund të quhej i plotë nëse nuk do ta shihnim Mariah-n aktive në çdo “front”, kështu ajo nuk qëndroi pa flirtuar pikërisht me të dashurin, Bryan Tanaka. Bashkë me grupin që e shoqëronte shkoi tek ‘The Bulldog’ në Amsterdam dhe pavarësisht se në fillim pretendonin që do të konsumonin vetëm sallatë, përfunduan duke konsumuar specialitetin e shtëpisë.
Miqtë e artistes dukeshin teksa festonin e buzëqeshqnin duke mbajtur një pako me hashash në dorë e duke thënë: “Kjo është e ligjshme këtu.” Një nga balerinët që pretendonte se nuk kishte konsumuar më parë lëndë të tillë, pasi konsumoi ‘kekun magjik’ po thoshte që nuk ndjente asnjë efekt e vazhdoi të konsumonte. Miqtë filluan të qeshnin më vonë pasi keku filloi ta jepte efektin e tij. Ndër ta edhe Mariah e cila i tha:’Everyone else can see that you are f***ed up!’