Shoferi i mistershëm shkatërron makinën e Chris Brown
Makina e Chris Brown, e tipit Lamborghini Aventador, është shkatërruar plotësisht si pasojë e një përplasjeje të tmerrshme në fillim të kësaj jave.
Sipas një burimi të “TMZ”, makina sportive e këngëtarit 27-vjeçar është gjetur e shkatërruar në Beverly Hills, mëngjesin e së martës më 24 janar.
Makina, e cila kap vlerën prej 400-500 mijë dollarë, është ende e regjistruar në emër të këngëtarit por policia akoma nuk ka zbuluar se kush ishte duke e drejtuar atë. Sipas deklaratës së policisë raportohet se në këtë aksident është përfshirë vetëm një makinë, e cila është braktisur.
Sipas burimeve Chris nuk ka qënë aspak në dijeni që makina e tij po drejtohej nga dikush tjetër në momentin e aksidentit por ka pranuar se ai shpesh ia linte miqve të tij ta përdornin.