Dalin informacione të tjera për marrëdhënien Selena-Bella
Zbulohen fakte të reja për çiftin më të ri të showbizit, që ka bërë sensacion në media me daljet publike, Selena Gomez dhe The Weeknd.
24 vjeçarja që u përfol se kishte tradhëtuar shoqen e saj Bella Hadid, sipas lajmeve më të fundit në fakt asnjëherë nuk e ka pasur atë shoqe, thjesht e njihte nga shoqëria e përbashkët. Madje sipas disa burimeve ajo nuk ka pasur shoqëri me asnjë prej motrave Hadid, ndaj nuk është e arsyeshme ta shohim si tradhëti lidhjen e saj me një nga këngëtarët më të suksesshëm të momentit, ish-in e modeles Bella Hadid, The Weeknd.