Capital T vjen ndryshe këtë herë
Capital T ditët e fundit na ka sjellë ca foto të reja në profilin e tij në Instagram. Në fillim ai dukej se kishte një ndryshim në look me flokët e tij me gërsheta të vogla dhe dukej mjaft cool. Mbremjen e djeshme ai publikoi disa foto të tjera bardhë e zi ku duket mjaft në formë,si mbishkrim të fotos ai ka shkruajtur vetëm #100 dhe nuk e dimë në fakt nëse e ka bërë vetëm për të mbivendosur akoma më shumë theksin tek kënga me të njëjtin titull apo ka në medje dicka tjetër me po këtë titull. Gjithsesi ai duket shumë mirë dhe do e mirëprisnim me kënaqësi cdo projekt të tij.