Chris Brown pranon publikisht se …
Chris Brown së fundmi u bë pjesë e personave që kanë provuar një nga risitë e Instagramit, videot live. Këngëtari tregoi gjatë videos se çfarë tipi është si i dashur. Fituesi i çmimit Grammy ka pranuar se kur vjen puna për lidhjet ai është xheloz dhe i fiksuar.
“Vajza, ju të gjitha ankoheni për të dashurit tuaj që janë xhelozë , bien në dashuri si të çmendur dhe herë herë bëhen dhe posesivë. Pa gjeni çfarë? Unë jam një nga ata djem. Në qoftë se të dua, askush tjetër nuk do të ketë ty. Do të ta nxija jetën në qoftë se do të ishe me ndonjë tjetër, po ashtu dhe atij.”-ka thënë Chris Brown.
Këngëtari njihet për disa prej historive të dashurisë shumë problematike që ka pasur, përfshirë atë me Rihannën të cilën madje e dhunoi në shkurt të 2009. Po ashtu ka pasur një lidhje me shumë ulje ngritje me modelen Karrueche Tran.