Mariah Carey çudit me këtë veshje
Mariah Carey e ka treguar edhe herë të tjera që nuk është aspak një vajzë e zakonshme por një divë e vërtetë. Këtë mesa duket ka dashur të tregojë edhe me atë çfarë ka bërë këtë të enjte. Ajo ka shkuar në palestër e veshur aspak me veshje sportive. Ajo kishte zgjedhur një body të zi, me geta rrjetë dhe në vend të atleteve kishte këpucë me taka. Me këtë look ajo pozoi në vende të ndryshme në palestër. Herë duke ngjitur disa shkallë e herë duke bërë ‘sfilatë’. Artistja e njohur gjithshtu pozoi me gira në duar e pozicionua në mënyrë të tillë për të ekspozuar sa më shumë nga dekolteja e saj. Reagim për këtë set fotosh ka pasur edhe nga këngëtarja Rihanna. Kjo e fundit ka postuar një prej fotove nga ky set, entuziaste sepse Mariah kishte veshur këpucët e dizejnuara prej saj.