E paqartë akoma nëse djali i Michael Buble është shëruar
Muaj më parë djali 3 vjeçar i Michael Buble dhe bashkëshortes së tij modeles Luisiana Lopilato,Noah, u diangostikua me kancer në mëlçi.
Tezja e vogëlushit ka informuar publikun e gjerë mbi zhvillimet e fundit mbi sëmundjen e Noah,pasi prindërit e tij nuk kanë zgjedhur të dalin më në publik e as të prononcohen.
“Kanceri iku”, mësohet të ketë thënë ajo. Daniela Lopilato, nutricionste, ka rrëfyer për gazetarin e një emisioni mëngjesi:“Po, Noah po shërohet dhe ne jemi të lumtur për këtë. Prindërit e tij do të flasin kur të dëshirojnë për këtë”
Lajmi është dhënë dhe nga televizione të tjera argjentinase, por me citim burimesh. Vetë Daniela Lopilato ka zgjedhur të distancohet nga këto raportime, duke thënë se nuk është kontaktuar nga asnjë gazetar. Ajo postoi në Twitter: “Mos përdorni emrin tim në media me informacione apo gjëra që nuk i kam thënë. Noah po ecën mirë, dhe prindërit e tij do të flasin kur të dëshirojnë ata”.