Enca dhe Noizy po bëjnë një lojë?
Orët e fundit rrjetet sociale kanë shpërthyër me lajmet për OTR,konkretisht Noizy dhe Enca kanë pasur një përplasje të madhe. I gjithë sherri ka nisur si duket që ditën që Noizy ishte i ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit ku ai shprehu se Enca ishte futur në Universal Music falë tij. Por Enca nga ana tjetër nuk e ka pëlqyer këtë gjë dhe e ftuar në Prive ajo tha se gjithcka ishte falë aftësive të saj dhe askush se ka ndihmuar të arrijë aty ku është. Noizy për këtë është revoltuar dhe ka mnduar ta përjashtojë nga OTR me faktin se ajo është mosmirënjohëse. Ndërsa Enca thotë që ai nuk mund të ulë poshtë punën e saj sepse ai nuk ka qënë fare prezent kur ajo ka firmosur kontratën me Universal,gjithashtu thotë që ajo i ka kushtuar shumë cka OTR dhe askush nuk mund ta përjashtojë.
Gjithsesi ajo cfarë na bëri më shumë përshtypje ishte postimi i Ermal Mamaqit dhe komentet e Noizyt dhe Ences,që në fakt duken si komente tallëse dhe sikur nuk ka ndodhur gjë me të vërtëtë. Shikoni më poshtë:
Pyetja që na lind është: Mos vallë e gjithë kjo ishte lojë për të qënë në qëndër të vëmëndjes Noizy dhe Enca?